Pandemia, më shumë se 25 milion persona të infektuar me koronavirus në të gjithë botën

0
221

Mbi 25 milion persona në të gjithë botën janë konfirmuar pozitiv për Covid-19, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Sipas të dhënave të paraqitura në Worldometer,  25,170,014 persona janë infektuar me koronavirus në gjithë globin.

Prej tyre, 17,5 milion persona e kanë fituar betejën me sëmundjen ndërsa 846,785 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Vendi ku janë konfirmuar më shumë të infektuar dhe viktima është SHBA ku numërohen 6.1 milion raste të konfirmuara me Covid-19 si dhe 186,855 raste fatale.

SHBA pasohet nga Brazili ku numërohen 3.8 milion të infektuar dhe 120,498 viktima.

E treta në radhë vjen India me 3.5 milionë të infektuar dhe 63,657 raste fatale. /abcnews.al/