
Ëmbëlsira e njohur italiane, panettone, ka shënuar shitje rekord këtë vit. Prodhuesit shprehen se rritja e kostove dhe pandemia nuk ka pasur ndikim në porositjet për krishtlindjen dhe festat e ndërrimit të viteve.
Panettone është ëmbëlsira tipike italiane e një nga traditat gastronomike të festës së Krishtlindjeve që tashmë po përhapet dhe në Shqipëri.
Tregu i konsumit të tij vlen në ekonominë italiane rreth 251.6 milionë euro në vit.
Të dhënat e fundit të analizuara nga Oservatori Kombëtar i Pastiçerisë, tregojnë se vëllimi prodhues i kësaj ëmbëlsire ka kapërcyer 29.5 ton në vit duke shënuar një rritje dhe me periudhën para pandemike.
Janë mbi 11.3 milionë familje italiane që zgjedhin ta kenë në tryezën e Krishtlindjes e po ashtu edhe restorantet.
Por dhe kjo ëmbëlsirë, ka pësuar këtë vit një rritje të vlerës së shitjes.
Çmimi për kilogram është rritur me 1.40 euro më shumë se sa një vit më parë duke e çuar në 21.5 euro për kilogramë.
Vlera mesatare e një panettoni cilësorë shkon rreth 25-35 euro.
Por pavarësisht kësaj ky sektor ka njohur një tjetër rritje
Për familjet italiane panettone nuk do të thotë vetëm një ëmbëlsirë por është një moment bashkimi familjar, një moment gëzimi, urimi, një alternativë e mirë zgjedhje në një drekë o darkë familjare.
Legjenda popullore thotë se është një ëmbëlsirë fatsjellëse. E krijuar për herë të parë në territorin e Milanos kur Messer Ulivo degli Atellani, i dashuruar çmnendurisht pas Anjezës, vajzës së bukur të furrtarit të fshatit, punësohet enkas si çirak tek babai i saj e për t’i fituar zemrën.
Ai krijon këtë ëmbëlsirë të re me gjalp, vezë, mjaltë e rrush të thatë që u bë e preferuara e zonës. E sipas legjendës Messer arriti t’ia fitojë zemrën Anjezës duke u martuar me të.
