Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qendër të Athinës, teksa një shqiptar ka tentuar të largohet nga policia duke kundërshtuar urdhërat e tyre dhe duke u përpjekur t’i shtypë.
Gazeta greke “Protothema” raporton se një patrullë e policisë konstatoi një automjet tip Peugeot dhe i bëri shenjë që të ndalonte. Në drejtimin e makinës ishte një shqiptar, i cili refuzoi që të ndalonte. Ai shkoi drejt makinës së policisë dhe përplasi një nga policët, duke i shkaktuar lëndime.
Ndërkohë, punonjësi tjetër i policisë qëlloi dy herë me armë në drejtim të shqiptarit. Njëri nga plumbat e preku në këmbë, duke e lënë të plagosur. Shtetasi shqiptar është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa në vendngjarje shkuan forca të shumta policore dhe bënë rrethimin e zonës.
Mediat greke raportojnë se automjeti që drejtohej nga shqiptari ishte i vjedhur.
Videon mund ta shikoni duke klikuar: këtu.