Një alarm ra në metronë e Londrës për shkak të zjarrit në një tren, pasagjerët përpiqeshin të thyenin xhamat për të dalë nga vagonët.
Sipas mediave britanike, punëtorët e metrosë me çekiç po thyenin xhamat e metrosë në stacionin Clapham Common.
Pasagjerët mbetën të bllokuar vagona pasi dyert nuk hapeshin pas zjarrit, ndërsa tymi po dilte.
Pamjet, nga stacioni i metrosë Clapham, tregojnë pasagjerët që përpiqen të dalin.
“Në tren kishte tym dhe treni ndaloi,” tha një pasagjer.
“Gjatë gjithë kohës vagonët ishin mbushur me tym dhe dyert nuk hapeshin. Më pas u përpoqëm t’i hapim”, shtoi ai.
“Falë punëtorëve që goditen xhamat me çekiç dhe mjete të tjera, ne dolëm,” tha ai.
Zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt në sistemin e ventilimit, raporton BBC. /abcnews.al