Panik në Paris! Alarm për bombë në Kullën Eifel, evakuohen turistët

0
69

Kulla Eifel dhe zona përreth në kryeqytetin francez u evakuuan sot si masë paraprake pas një kërcënimi me bombë, raportoi gazeta Le Parisien, duke cituar një burim policor.

Një ekspert për asgjësimin e bombave u dërgua në vendngjarje, tha gazeta franceze.

Evakuimi, i cili filloi rreth mesditës, ka të bëjë me tre katet e monumentit, duke përfshirë restorantin e kullës, si dhe oborrin, shtoi zëdhënësi. Të gjithë vizitorët ishin evakuuar pak pas orës 13:30.