Me qindra hektarë toka bujqësore të mbjella, në fusha e në male janë pamjet që përcjell sot Kryeministri Edi Rama nga Mallakastra.
Rama shprehet se kjo është vetëm një copëz e panoramës mbresëlënëse nga tokat e bukës mbi Mallakastër.
Ai shprehet se si në çdo pjesë të Shqipërisë bujqësore, rikthimi i punës me tokën gjatë viteve të fundit ka nisur të japë fryte tejet inkurajuese për ekonominë.
“MIRËMËNGJES , dhe me këtë vështrim zogu mbi një copëz të panoramës mbresëlënëse nga tokat e bukës mbi Mallakastër, ku si në çdo pjesë të Shqipërisë bujqësore, rikthimi i punës me tokën gjatë viteve të fundit ka nisur të japë fryte tejet inkurajuese për ekonominë dhe të nesërmen e fshatit shqiptar, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Kryeministri Edi Rama.
atsh