Zyra e shtypit e Vatikanit ka bërë të ditur përmes një njoftimi se Papa Françesku mëngjesin e sotëm është rrëzuar teksa ndodhej në rezidencën e Santa Martës, në Vatikan.
Ati i shenjtë ka disa të nxira në pjesën e parakrahut por pa fraktura. Megjithatë mjekët ia kanë vendosur në allçi si masë paraprake.
Ky është incidenti i dytë në vetëm një muaj, pasi më 7 dhjetor 2024, Papa Françesku goditi mjekrën në komodinën e tij, çka i shkaktoi një hematomë të madhe në fytyrë.
Megjithatë, Papa Françesku mbajti agjendën e tij, duke mbajtur seancat e ndryshme të planifikuara.