Një nga problemet më të mëdha të banorëve në Gramsh është papunësia. Për shkak të pamundësisë për të gjetur apo siguruar një punë me të ardhura të kënaqshme shumë prej qytetarëve kanë zgjedhur të largohen nga qyteti. Ata që kanë mbetur e drejtojnë gishtin nga politika, duke e bërë atë fajtore për situatën e qyteteve të vogla.
Mungesa e vendeve të punës dhe prespektivës ka bërë që të rinjtë të ikin nga Gramshi.
Banorët atje shprehen se qyteti edhe pse turistik të ofron pak mundësi punësimi.
“Mos na pyet për halle, të sëmurë jemi. Fëmijët na kanë ikur të gjithë jashtë nga e keqja se s’kishin çafrë bënin këtu. Tre vajza mësuese, ikën. Karrigia i hëngërt ato që janë,” thonë ata.
Të moshuarit shprehen të zhgënyer nga politika për shkak se nuk kanë siguruar kushte të përshtatshme jetese edhe në qytetet më të vogla.
“Nuk votoj për asnjë, as për demokratë, as për socialistë se jam ngopur.
Të rinjtë në Shqipëri, është strategji kjo. Politika është e kalbur nga koka te këmbët,” thonë ata.
Shumë qytete të vogla të Shqipërisë janë boshatisur për shkak të pamundësisë për të krijuar një jetë me të ardhura të mjaftueshme.
Ora news