“Para se të bëjë anestezinë, lexon SMS që i ke dërguar ku iu thua se..”. Olti Curri ‘bën për ujë të ftohtë’ Alketa Vejsiun

0
193

Një status i Alketa Vejsiut e cila shprehej se as buzët e fryra, as fotot perfekte në Instagram, as vithet e mbushura, as beli i hollë dhe as gjokset bujare nuk të bëjnë të bukur, pasi të qenit e bukur është diçka tjetër, ka nxitur reagimin e opinionistit Olti Curri, i cili ka bërë një reagim mjaft ironik për postimin e Alketës.

Në një postim në Instagram, Olti përmend operacionet plastike, me siguri referuar shumë atyre të famshmeve që sipas tij janë bërë copy paste.

“Ka shumë të drejtë! Yll të bën një kirurg plastik i vëmendshëm, që para se të të bëjë anestezinë lexon sms që i ke dërguar ku i kujton që mos të të bëjë copy paste me Tunën”, shkruan Olti.

Reagimi i tij erdhi pasi Alketa u bëri thirrje përmes shkrimit të gjitha atyre vajzave për të qenë krenare me pamjen e vet.