Parakalimet e rrezikshme të shoferëve, ‘kokë më kokë’ makinave të korsisë tjetër! 765 gjoba në një javë

0
2

Gjatë javës që lamë pas, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka zhvilluar kontrolle të shtuara në akset nacionale, duke përdorur dronë dhe Poliscan, për monitorimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, që rrezikojnë jetën në rrugë. Janë konstatuar dhjetëra shkelje të rënda, për të cilat janë marrë masa administrative, përfshirë pezullime të lejeve të drejtimit, në përputhje me Kodin Rrugor. Konkretisht:

765 masa administrative për parakalime të gabuara;

423 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve të lejes së drejtimit;

876 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;

1 121 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

128 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit.