Paralajmërimi i Italisë: Nëse nuk ndalojmë Putin, pushtimi i ardhshëm do të jetë një vend Europian

0
137

Një notë informative e ministrisë së Jashtme italiane udhëzon qytetarët italianë në Ukrainë të rikthehen në atdhe, ndërsa kreu i saj Luigi Di Maio, apelon për më shumë diplomaci, ndryshe thotë ai, pushtimi i radhës do të jetë një vend europian.

Qeveria italiane e të gjithë autoritetet më të larta të sigurisë e mbrojtjes së territorit kombëtar, janë në gatishmëri të plotë e aktivë, në qasjen ndaj luftës në Ukrainë.

Brenda pak orësh ekzekutivi i Draghit është mbledhur dy herë me axhendë pune situatën në këtë vend, e cila prodhoi një draft ligjor me masa të menjëhershme veprimi në ndihmën të popullit ukrainas. E pa harruar dhe qëndrimin e Italisë në linjë të plotë me vendet e Bashkimit Europian në aprovimin e sanksioneve të rrepta ndaj Rusisë, siç qe dhe ai i sistemit ndaj Swift.

Presidenti i Republikës Sergio Mattarella ka mbledhur Këshillin Suprem të Mbrojtjes e në Parlamentin italian ka referuar gjatë orëve të fundit dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Italia u bë ndër fuqitë e para europiane që mbylli hapësirën ajrore me Federatën ruse e gjatë ditës së sotme, Ministria e Jashtme ka udhëzuat largimin e rreth 2000 shtetasve italianë që ndodhen në Ukrainë.

Ajo ka rekomanduar qytetarët e saj të mbërrijnë në Itali përmes tranzitit me vendet e tjera, duke i informuar se janë aktivë fluturimet përmes kompanive ajrore që tranzitojnë në Stamboll, Dubai. Doha e Abu Dhabi. Ndërsa në rrugë tokësore janë të disponueshme autobusë nga San Pietroburgu, drejt Tallin e Estonia.

Në një komunikim mediatik, ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio i ka krahasuar të rinjtë që po vriten në Ukrainë me të rinjtë e Berlinit, Romës, Parisit.

Nëse nuk ndalim Putim me diplomaci por dhe me sanksione, pushtimi i radhës do të jetë një vend europian,” tha ai.

“Qytetarët ukrainas kanë të drejtë të hyjnë në Bashkimit Europian e në Nato, në mënyrë demokratike e jo me frikën e tankeve” deklaroi De Maio.

Mbi rezultatin e negociatave mes Ukrainës e Rusisë, kreu i diplomacisë italiane kërkon dialog të vërtetë e të besueshëm.

“Nëse Putin i kërkon Zelenskyt të ulet në tavolinë si humbës duke lëshuar një territor ukrainas, këto nuk janë negociata por provokime”, tha ai.

Ministri i jashtëm italian ka informuar se Bashkimi Europian do të financoj dhënien e armëve për civilët e ushtarakët ukrainas kundër pushtuesve rusë.

E mbi sanksionet e Bashkimit Europian, ai u shpreh se “nuk ka ndodhur më parë të jepen sanksione kaq të rënda. Po përpiqemi të bllokojmë Rusinë të rifinancojë monedhën e saj.”

“Alternativa e sanksioneve është Lufta e Tretë Botërore që askush nuk e uron, u shpreh Di Maio.

Pak ditë më parë kreu i diplomacisë italiane ka udhëtuar drejt Moskës ku është takuar me homologun e tij Lavrov.

“Të gjithë liderët perëndimor kanë provuar të negociojnë më Putin, por ai vuri në lojë të gjithë e kur ndodh kjo, humbet besueshmërinë ndërkombëtare”, tha ai.