Paralajmërimi i KE! Vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet

0
23

Vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet. Paralajmërimi për një jetesë edhe më të vështirë që vjen nga Komsioni Evropian në raportin e vjeshtës për ekonominë.

“Inflacioni mesatar vjetor parashikohet të jetë nën objektivin prej 3% në 2024, të rritet pak mbi të në 2025 dhe më pas të mbetet i qëndrueshëm afër objektivi i bankës së Shqipërisë”, shkruan Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian nuk parashikon ditë të mira jo vetëm për qytetarët, por për ekonominë e vendit në përgjithësi. Nga 3.8 për qind këtë vit, “komisioni” pret që rritja ekonomike e Shqipërisë të zbresë në 3.6 për qind në 2025-n dhe 3.5 për qind në 2026-n.

Paralajmërimi i KE! Vala e krizës së çmimeve në

“Pas katër vitesh me ritme të larta rritjeje, zgjerimi i PBB-së pritet të zvogëlohet pasi konsumi familjar dhe ai publik mund të ngadalësohet. Kjo perspektivë diktohet nga luhatshmëritë e kursit të këmbimit, mungesa e fuqisë punëtore e rënduar nga emigracioni dhe rishfaqja e mundshme e presioneve inflacioniste”.

Paralajmërimi i KE! Vala e krizës së çmimeve në

Në raportin e vjeshtës, Komisioni Europian parashikon se rritjen më të madhe ekonomike këtë vit në Ballkanin Perëndimor do ta kenë Serbia dhe Mali i Zi me 3.9 për qind. Rritjen më të ulët pritet ta kenë Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut me 2.3 dhe 2 për qind.