Paralajmërojnë meterologët: Kujdes, tjetër stuhi…

0
65

Këtë fundjavë në Shtetet e Bashkuara priten të shënohen shifra rekord të atyre që udhëtojnë për Ditën e Punës ndërsa vendi përballet me pasojat e stuhisë Idalia apo të tjerave që godasin brigjet e Oqeanin Atlantik.

Por moti i keq nuk duket se po ndikon tek planet e amerikanëve për të shijuar ditët e fundit të verës. Sipas të dhënave të Administratës mbi Sigurinë e Transportit rreth 14 milionë amerikanë pritet të udhëtojnë deri të mërkurën e javës së ardhshme.

Festa e Ditës së Punës në SHBA po shënohet me njerëzit që po iu drejtohen plazheve në masë të madhe, megjithëse ka shqetësime lidhur me kushtet e motit.

Meteorologët po paralajmërojnë turistët që të kenë kujdes pasi mbi Oqeanin Atlantik, që shtrihet në pjesën lindore të vendit, ka jo pak stuhi të niveleve të ndryshme, që rrezikojnë të godasin zonat bregdetare.

Rryma të mbetura nga stuhia Idalia nga njëra anë që vazhdojnë rrugëtimin nga Florida drejt pjesës veri-lindore të SHBA-së dhe uragani Franklin po vëzhgohen me kujdes.

Numri i turistëve pritet të shënojë shifra rekord sipas Administratës së Sigurisë së Transportit të Shteteve të Bashkuara. Kjo agjenci federale amerikane pritet të kontrollojë 14 milionë pasagjerë deri të mërkurën e javës që vjen.

“Ky është numri më i lartë i pasagjerëve në tërë historinë e Amerikës,” thotë Sekretari i Transportit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pete Buttigieg./VOA