“Paralizohet” rruga e Thethit nga bora dhe ngricat, bllokohen automjetet

0
2

Bllokohet rruga e Thethit nga bora dhe ngricat.

Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi, shihet se automjetet kanë mbetur në rrugë të bllokuara si shkak i borës duke mos arritur që të qarkullojnë.

Drejtuesit e automjeteve dhe banorë të zonës përmes mjeteve rrethanore po mundohen të largojnë borën në zona të ndryshme të rrugës së Thethit për të bërë të mundur kalimin e automjeteve duke qenë se kanë mbetur të bllokuar.