Parandalohen dy krime në familje, arrestohen dy persona që dhunonin gratë e tyre

0
83

Janë parandaluar dy krime brenda në familje të cilat mund të kishin pasoja të rënda për jetën në Burrel dhe Peshkopi.Janë arrestuar dy persona të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Në pranga u vu një 56-vjeçar A.H banues në Burrel dhe 39-jeçari nga Peshkopia, pasi në mënyrë të përsëritur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.