Parandalohen dy ngjarje kriminale në Vlorë, goditje me leva hekuri dhe thika

0
3

Parandalohen 2 ngjarje të mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë.

Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar të plagosjes së rëndë të 2 shtetasve.

Strukturat e DVP Vlorë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dy konflikteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Vlorë, duke vënë në pranga 2 autorë të dyshuar, konkretisht:

-u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi O. Xh., 23 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:30, në lagjen “Kushtrimi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me levë hekuri, në kokë, shtetasin E. D., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

-u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi E. Z., 56 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:45, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. I., 64 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet.