Parandalohet ngjarja kriminale në Krujë/ Arrestohen 4 shtetas, kanosën me armë zjarri biznesmenin: Ja arsyeja

0
106

Falë ndërhyrjes në kohë të policisë është bërë i mundur parandalimi i një ngjarje kriminale në Krujë.

“Blutë” kanë vënë në pranga 4 shtetas, të cilët kanosën me armë zjarri, pronarin e një biznesi, që të tërhiqte kallëzimin për një nga të arrestuarit, për vjedhje të biznesit të tij.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte dhe 2 celularë. Arma e zjarrit kallashnikov që posedohej pa leje nga 26-vjeçari, 2 krehra dhe 54 fishekë luftarak, u gjetën nga Policia dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjenden dhe sekuestrohen bimë të dyshuara narkotike kanabis që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi që dyshohet për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Step by step”.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, parandalohet një ngjarje kriminale.

Vihen në pranga 4 shtetas që kanosën me armë zjarri, pronarin e një biznesi, që të tërhiqte kallëzimin për njërin nga të arrestuarit, për vjedhje në biznesin e tij.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte dhe 2 celularë.

Gjithashtu, gjenden dhe sekuestrohen bimë të dyshuara narkotike kanabis që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi që dyshohet për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në lagjen “Kastrioti”, Fushë Krujë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Step by step”, për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– E. B., 25 vjeç, A. H., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Zallë; S. H., 42 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të dy banues në Borizanë.

Shtetasi S. H. dyshohet ka vjedhur në një biznes (njësi tregtare makinash), në pronësi të shtetasit B. H., i cili ka bërë kallëzim në Polici, për këtë shtetas. Më pas, shtetasi S. H., bashkë me 3 shtetasit e tjerë të arrestuar, ka kanosur me armë zjarri shtetasin B. H., për të tërhequr kallëzimin.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. H. ka kultivuar bimë narkotike që janë gjetur në fshatin Picrragë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, 2 celularë dhe bimët e dyshuara narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al