
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet sot nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash deri ne te dendura. Në relievet e larta malore veriore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara të shiut në orët e mesditës.
Era ka fryrë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi nga 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri ne 10-13 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 17/31 | diell re |
Kukës | 14/29 | diell re |
Lezhë | 15/31 | diell re |
Dibër | 14/29 | diell re |
Durrës | 19/30 | diell re |
Tiranë | 19/32 | diell re |
Elbasan | 17/33 | diell re |
Berat | 12/33 | diell re |
Vlorë | 17/30 | diell re |
Korçë | 13/27 | diell re |
Gjirokastër | 12/32 | diell re |
Sarandë | 14/31 | diell re |
