Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet i vranët. Që në orët e para të mëngjesit, parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Në pasdite dhe në mbrëmje, parashikohen reshje intensive në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonën e jugut dhe atë të veriut.
Në zonën e Alpeve dhe relievet malore verilindore dhe juglindore, parashikohen reshje të dendura dëbore.
Parashikohet mjegull e mjegullinë lokale nga reshjet. Era do të fryjë me drejtim Jug – Jugperëndim 3-10m/sek.
Përgjatë vijës bregdetare në zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore era do të fryj intensive dhe me rrahje, me shpejtësi që arrin deri në 20-25m/s. Valëzim i forcës 6 ballë me lartësi vale 4.0-4.5m.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 8/15 | re shi |
Kukës | 8/14 | re shi/bore |
Lezhë | 9/15 | re shi |
Dibër | 6/11 | re shi/bore |
Durrës | 10/17 | re shi |
Tiranë | 11/15 | re shi |
Elbasan | 7/12 | re shi |
Berat | 8/16 | re shi |
Vlorë | 11/17 | re shi |
Korçë | 4/10 | re shi/bore |
Gjirokastër | 8/12 | re shi |
Sarandë | 8/17 | re shi |