Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e drekës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1 deri 8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 22/38 | Diell |
Kukës | 21/36 | Diell re |
Lezhë | 21/37 | Diell |
Dibër | 19/35 | Diell re |
Durrës | 22/36 | Diell |
Tiranë | 24/38 | Diell |
Elbasan | 23/40 | Diell |
Berat | 19/39 | Diell |
Vlorë | 22/37 | Diell |
Korçë | 19/34 | Diell re |
Gjirokastër | 19/40 | Diell |
Sarandë | 21/35 | Diell |