Parashikimi i motit, e hënë 19 korrik 2021

0
169

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot mbi vendin tonë parashikohet të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Lokalisht parashikohen reshje në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër. Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 dhe 2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/21 re shi / pak diell
Kukës 16/22 re shi / pak diell
Lezhë 18/22 re shi / pak diell
Dibër 14/23 re shi / pak diell
Durrës 18/25 re shi / pak diell
Tiranë 18/25 re shi / pak diell
Elbasan 17/26 re shi / pak diell
Berat 14/24 re shi / pak diell
Vlorë 18/28 re shi / pak diell
Korçë 14/24 re shi / pak diell
Gjirokastër 15/28 re shi / pak diell
Sarandë 16/29 re shi / pak diell

Atsh