Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët. Gjithashtu do të ketë vranësira të pakta dhe mesatare kalimtare në mesditë përgjatë relieveve malore dhe kodrinore në lindje të vendit. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Verilindje 1-8 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15-20 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 20/34 | Diell |
Kukës | 16/30 | Diell re |
Lezhë | 20/34 | Diell |
Dibër | 14/30 | Diell re |
Durrës | 20/31 | Diell |
Tiranë | 22/34 | Diell |
Elbasan | 21/35 | Diell re |
Berat | 16/36 | Diell re |
Vlorë | 19/32 | Diell |
Korçë | 17/29 | Diell re |
Gjirokastër | 19/37 | Diell re |
Sarandë | 19/32 | Diell |
/e.m/