Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Për ditën e nesërme moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash mesatare hera-herës të dendura në orët e mesditës deri në pasdite.
Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën jugore dhe qendrore. Në relievet kodrinore-malore në veri dhe verilindje të vendit, gjatë pasdites reshjet e shiut do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi 1-5m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 7m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/28 | diell re |
| Kukës | 15/25 | diell re shi |
| Lezhë | 17/28 | diell re |
| Dibër | 14/24 | diell re shi |
| Durrës | 15/29 | diell re |
| Tiranë | 18/29 | diell re shi |
| Elbasan | 16/30 | diell re shi |
| Berat | 11/31 | diell re shi |
| Vlorë | 16/28 | diell re shi |
| Korcë | 11/22 | diell re shi |
| Gjirokastër | 9/28 | diell re shi |
| Sarandë | 14/26 | diell re shi |
Atsh


