Parashikimi i motit, e shtunë 12 qershor 2021

0
188

Moti sot do të nisë i kthjellët e gradualisht vranësirat do të marrin zhvillim prej mesditës deri pasdite.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se reshjet e shiut parashikohet të përfshijnë një pjesë të madhe të vendit, në mesditë e deri pasdite. Shtrëngata dhe rrebeshe në kohë të shkurtër por që sjellin sasi të larta reshjesh në zona të caktuara. Nuk do të mungojnë lokalisht rrufetë dhe breshëri.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-8 m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 14 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:      

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/28 re shi diell
Kukës 11/26 re shi diell
Lezhë 16/28 re shi diell
Dibër 10/25 re shi diell
Durrës 15/27 re shi diell
Tiranë 17/28 re shi diell
Elbasan 15/28 re shi diell
Berat 14/27 re shi diell
Vlorë 15/27 re shi diell
Korçë 11/24 re shi diell
Gjirokastër 13/27 re shi diell
Sarandë 13/26 re shi diell

 

/e.m/