Parashikimi i motit/ Gjatë paradites mbizotëron dielli, pas mesditës priten edhe reshje lokale

0
2

Ditën e sotme territorit shqiptar do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme të motit në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të shoqëruara me rritje të temperaturave dhe mundësi për reshje të izoluara në disa zona gjatë pasdites.

Sipas të dhënave nga MeteoAlb, mëngjesi do të nisë me mot të kthjellët dhe temperatura të freskëta që do të variojnë nga 15 në 17 gradë Celsius në zonat malore dhe rreth 20 gradë në ultësirën perëndimore.

Gjatë paradites do të mbizotërojë dielli, ndërsa pas mesditës priten zhvillime vranësirash që mund të shoqërohen me reshje të shkurtra shiu dhe ndonjë stuhi lokale, kryesisht në veri dhe zonat qendrore të vendit.