Parashikimi i motit per diten e sotme

0
141

Vendi ynë mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites.

Sipas Meteoalb, vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarqet Elbasan dhe Berat, por nuk priten reshje.

Po ashtu do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgë 2-3 ballë.