Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Porja u shpreh se territori shqiptar do të vijojë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që dita e sotme dhe fundjava të jetë me mot të kthjellët.
Paraditet do të jenë në mbizotërimin e diellit, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi vranësira të lehta dhe kalimtare.
Vranësirat do të jenë më se shumti në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, por nuk priten reshje. Temperaturat, mëngjeset vijojnë pak të ftohta. Në Bulqizë, dhe Peshkopi arrijnë në -3 gradë dhe maksimalja 13-14 gradë.
Ndërsa vendet e rajonit, në Kosovë do të ketë një mot të qëndrueshëm me vranësira të lehta kalimtare.
Në Maqedoninë e veriut do të regjistrohen temperatura -4 apo -5 deri në 10 gradë maksimalet.
Do të kemi mbizotërim të kthjellimeve e vranësirave, por nuk do të ketë reshje.
/abcnews.al/