Parashikimi I motit për sot

0
29

Gjatë fundjavës, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s por, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10m/s.