Parashikimi i motit për sot, 4 shkurt 2026

0
2

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Duke filluar prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin.