Sipas MeteoAlb: Mot kryesisht i vranët mbizotëron në të gjithë vendin, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në Qendër dhe Jug të vendit duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje te pakta debore në majat e maleve.
Orët e pasdites do të kenë përmirësim të përkohshëm te motit duke ri-kthyer kthjellimet, kjo pasi mbrëmja shton serish vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat Jugore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit po ashtu dhe mesditës mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Verior- Verilindor duke gjeneruar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim mbi 4 ballë.