Parashikimi i motit, sot temperaturat deri në 26 gradë, por priten surpriza gjatë javës

0
142

Meteorologia, Lajda Porja njofton se dita e sotme ka nisur me kushte të qëndrueshme atmosferike, dhe parashikohet që temperaturat të jenë 25-26 gradë celsius.

Por duke filluar nga dita e martë e deri në fundjave do të kemi masa të paqëndrueshme në të gjithë territorin shqiptar ku do të kemi prezencë të reshjeve.

“Megjithëse dita e sotme ka nisur me kushte të qëndrueshme atmosferike ku kthjellime dhe vranësira të lehta do të jenë prezente, në fakt sot parashikohet që temperaturat të jenë 25-26 gradë celsius, por duke filluar nga dita e martë e deri në fundjave do të kemi masa të paqëndrueshme në të gjithë territorin shqiptar ku do të kemi prezencë të reshjeve. Dita e martë e mërkurë dhe e enjte do të ketë prezencë më të pakta të reshjeve dhe kryesisht në veri dhe veriperëndim”, u shpreh ajo.

Gjithashtu Porja theksoi se nga dita e premte e shtunë dhe e diel do të ketë një sistem më të fuqishëm vranësirash

“Dita e premte e shtunë dhe e diel do të ketë një sistem më të fuqishëm vranësirash, reshje më të pakta do të ketë jugu. Pjesa e dytë e javës parashikohet të ketë stuhi të forta erë. Temperaturat e ajrit sot dhe nesër mund të jenë relativisht të larta, muaji nëntor do të startojë relativisht i freskët. Temperaturat në pjesën e dytë të javës do të jenë jo më shumë se 19 apo 20 gradë celsius. Sa i përket vendeve të rajonit Kosova dhe Maqedonia e Veriut parashikohet të jenë me alternime dhe kthjellime e vranësirash të shpeshta që nga e marta përfshirë edhe fundjavën”, tha ndër të tjera meteorologia, Porja./abcnews.al/