Parkimi me pagesë në Elbasan, ja sa do të paguani dhe kur

0
316

Bashkia e Elbasanit ka bërë të ditur se cilat do të jenë oraret dhe vendet ku do të bëhet parkimi me pagesë.

“Këshilli Bashkiak i Elbasanit në mbledhjen e tij të muajit Qershor vendosi domosdoshmërinë e ofrimit të shërbimit me pagesë në rrugë dhe sheshe të qytetit.

Ky shërbim do të ofrohet në orare të caktuara dhe segmente duke konsideruar edhe parkimin për rezidentët.

Pra, janë të përcaktuara segmentet të cilat do të jenë me pagesë në njërën anë të rrugës, ndërsa ana tjetër do të jetë parkim i lirë për rezidentët.

Sa më sipër, bulevardi “Aqif Pasha” do të ketë me pagesë anën e majtë nga Stadiumi e deri tek ura e Zaranikës.

Rruga “Qemal Stafa” do të jetë me pagesë do te jetë segmenti nga kryqëzimi i rrugës Qemal Stafa me rrugën Kasem Sejdini deri tek muzeu Etnografikme drejt perëndim nga krahu i djathtë. Dhe nga drejtoria e Tatimeve deri tek rrethrrotullimi i postës në të dy anët.

Rruga “Thoma Kalefi” segmenti nga rrethrrotullimi i bashkisë deri tek unaza në të dy krahët.

Rruga “Janaq Kilica” nga 1 Maji deri tek lulishtja para bashkisë në drejtim të jugut nga krahu i majtë (Para hamamit).

Rruga “Kozma Naska” segmenti parallel me lulishten deri tek Kryqëzimi “Aqif Pasha.

Rruga “28 Nëntori”, segmenti nga kryqëzimi i rrugës Muç Shqiptari, para policisë me rrugën 28 Nëntori deri tek rrotullimi i spitalit në drejtim të veriut, krahu i majtë.

Rruga “25 Nëntori”, rruga e trenit në të dy anët.

Rruga “Rinia”, segmenti nga Universiteti dei tek kryqëzimi me rrugën “Aqif Pasha” në krahun e majtë.

Pra, siç shihet segmentet kanë vetëm njërën anë parkim me pagesë dhe pjesën tjëtër të lirë. Po ashtu, në të gjitha rrugët dhe sheshet parkimi me pagesë do të jetë gjatë ditëve të javës nga ora 08:00-16:00 dhe në fundjavë 08:00-14:00.

Përjashtim bën bulevardi “Aqip Pasha” i cili gjatë javës do të jetë me pagesë në segmentin e përcaktuar nga ora 08:00-20:00 dhe në fundjavë nga ora 08:00-14:00.

Përsa i përket shesheve gjatë javës orari do të jetë 08:00-16:00 dhe në fundjave 08:00-14:00.

Sipas tarifave të miratuara, parkimi do të jetë 50 lekë për një orë, ose tarifim mujor prej 1500 lekësh të reja për rezidentët.

Për të sqaruar qytetarët, një strategji e tillë është ndjekur për të disiplinuar trafikun dhe parkimin në qytet gjatë orarit të pikut të punës, tregtisë, apo aktiviteteve të tjera, por oraret e pasdites, kryesisht janë të destinuara për rezidentët dhe janë të lira.

Administrimi i parkimit do të kryhet drejtpërdrejt nga struktura përkatëse e Bashkisë Elbasan.

Kryetari i Bashkisë sqaroi si do të funksionojë ky shërbim duke reaguar edhe për akuzat politike. Llatja tha se parkimi me pagesë po kundërshtohet nga ata që e kanë votuar në Këshill Bashkiak.

Elbasani flash.al