Prej më shumë se një viti ndiçimi në parkun “Aqif Pasha” në Elbasan thuajse ka dal jashtë përdorimit.
Edhe pse kanë kaluar vetëm 4 nga ndërhyrja në infrastrukturë që iu bë këtij ambienti ai është duke degraduar.
Ajo që ishte “krenaria” e parkut , shëtitorja shumëngjy rëshë tashmë është e dukshme vetëm ditën sepse sapo bie nata këtu nuk duket asgjë pasi dritat prej kohësh janë djegur duke e kthyer këtë shëtitore jo më të preferuar për qytetarët të cilët dëshirojnë të kalojnë orët e mbrëmjes nën freskinë e natyrës.
Edhe pse pas kërkesës nga qytetarët Bashkia e Elbasanit ndërhyri në rregullimin e stolave kjo nuk ndodhi me ndriçimin apo edhe me koshat të cilët zor se I gjen.