Rreth 4 vite më parë parku publik “Aqif Pasha” në Elbasan iu nënshtrua rikonstruksionit total.Por kur kanë kaluar tashmë pak vite nga rikonstruksioni duket se ky vend ka nevojë për një ndërhyrje tjetër pasi dita ditës infrastruktura e tij po shkon drejtë degradimit. I vendosur në qendër të qytetit, ky park ka edhe frekuentimin më të dendur të qytetarëve, duke sjellë kështu edhe pasoja në infrastrukturën e tij.
E konsideruar një ndër investimet më të shtrenjta, ku janë harxhuar rreth 91.6 milionë lekë të reja, kjo hapësirë njihet për format e çrregullta dhe elementë të rinj, siç do të ishte shëtitorja e mbuluar, stolat prej dërrase, koshat e mbeturinave, si dhe format e veçanta të shëtitoreve por sot mjafton të bësh një shëtitje këtu për të kuptuar se gjendja nuk është si më parë.
Qytetarët thonë se arsyeja e ndotjes lidhet me mungesën e koshave ndërsa sa i takon mirëmbajtjes bëjnë përgjegjës institucionet përkatëse.
Pavarësisht përgjegjësisë për mirëmbajtje nga ana e autoriteteve po ashtu përgjegjësia bie edhe mbi vetë qytetarët të cilët e frekuentojnë çdo ditë dhe me dashje apo jo kanë kontribuar në dëmtiin e pronës së përbashkët.
EGNATIA NEWS