Parku i Elbasanit kthehet në cirk (Foto)

0
221

“Nga sytë e klounit” është shfaqja e radhës e mbajtur në Elbasan në kuadër të festivalit të teatrit që po zhvillohet në Elbasan. Shfaqja është zhvilluar në ambientet e parkut Rinia dhe ka pasur pjesëmarrje të konsiderueshme sidomos nga të vegjlit.

Klouni është simbol i cirkut por edhe një personazh tragjikomik.
Ai ka një brengë: dhunën! … Kaq shumë dhunë, ndaj grave, ndaj fëmijëve… Dhunë në jetën e përditshme, dhunë ndaj vartësve e kolegëve, dhunë në shoqëri, ku herë jemi ne dhunuesit e herë gjendemi të dhunuar… Por pavarësisht se çfarë sheh dhe ndien personazhi ynë, “klouni” ka si detyrë të gëzojë dhe të argëtojë audiencën.

Regjia dhe Drejtimi Artistik – Alketa Haxhiu
Koreografia – Nertil Xhani
Skenografia – Klajd Ymeri
Fonia – Leonard Derveni

Interpretues ishin :
Uljan Xhani – Mjeshter Cirku
Xhejms Kodra – Mjester Cirku
Gerald Shima – Kllouni
Eris Hoxha – Akrobate
Ibrahim Selishta – Akrobat
Loredana Dushku – Akrobate
Sabina Troshku – Akrobate
Armela Bushgjokaj – Akrobate

Ndërkohë gjatë mbrëmjes në skenë do të vihet shfaqja e trupes Turke.
Maqedonia e Veriut  – Teatri “Oda”, ora 19.00 te Real Scampis.

“Ballkancovidizëm”

“Ballkancovidizmi” është konceptuar si një stand-up monokomedi me skenar dhe regji nga Sabedin Selmani.
Historia e saj nuk është historia e udhëtarit i cili duhet të strehohet nga stuhia, por e njeriut që ha njerëz të gjallë. Ajo është e gatshme që ta rrëfejë jetën e saj në një bisedë me audiencën. T’i rrëfejë mundimin e njeriut nga Ballkani përmes një prej tipareve më të bukura ballkanase, zgjuarsinë magjepsëse. Një monodramë e cila ju bën të qeshni, të imagjinoni dhe të ndryshoni!

Interpreton: Ajshe Useini
Muzika: Teuta Halimi
Sabedin Selmani është aktor, regjisor dhe njëkohësisht pedagog në Universitetin e Tetovës. Prej disa vitesh ai drejton Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tetovë “Tiff Oda”./elbasaniflash.al