Parku kombëtar Shebenik-Jabllanicë drejt shkatërrimit, ekspertët dhe banorët i kërkojnë llogari zyrtarëve

0
481

Zonat e mbrojtura në Librazhd dhe Bulqizë po degradojnë. Ekspertë e banorë të dy qarqeve Elbasan dhe Dibër kanë prezantuar përpara përfaqësuesve të pushtetit vendor dëmet në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë dhe më gjerë.

Kreu Shoqatës Stëblevë, Mersin Hoxha e quan këtë takim të vonuar për sa kohë që një pjesë e pyjeve të këtij Parku Kombëtarë në Qarkun Dibër janë prerë.

“Ka një tentativë nga bashkia Bulqizë për shkatërrimit e pyjeve që prihen për të ndërtuar rrugë. Policia kufitare dhe zyrtarët e zonave të mbrojtura të reagojnë që të parandalohen dëme të tjera. Janë prerë pyje dhe nga persona të paautorizuar nga pala maqedonase. Është bërë dëm kolosal. mbajnë përgjegjësi organet kompetente si policia kufitare ashtu dhe organet e Parkut Kombëtar që janë ndjerë pasi është bërë masakra”, është shprehur Hoxha

Pasi dëgjuan problematikat e banorëve dhe ekspertëve Prefekti i Qarkut të Elbasanit dhe kreu i Bashkisë së Librazhdit morën përsipër që ti delegojnë në instancat qëndrore.

“Të gjitha këto probleme do tja bëjmë të ditura institucioneve përkatëse”, është shprehur prefekti  i Qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj.

“Vizitorët në Parkun Shebenik Jabllanicë vitet e fundi janë shtuar. Kjo zonë jo vetëm të zhvillohet por dhe të mbrohet. Duhet të shtojmë për përgjegjësinë ndaj çdo individi që dëmton pyjet dhe zonat e mbrojtura”, ka thënë kreu i Bashkisë së Librazhdit.

 

 

/abcnews