Parku kombëtar Shebenike Jabllanice mbulohet nga plehrat

0
371

Parku kombëtar Shebenike Jabllanice në bashkine e Librazhdit ka fituar të frekuentohet masivisht nga turistët por kjo duket se po e dëmton natyren e virgjër të këtij parku pasi shumë prej atyre që e vizitojnë janë duke lënë pas mbetjet e ushqimeve që konsumojnë duke bërë që ato të kthehen në grumbuj plehrash dhe si rrjedhojë të dëmtojnë mjedisin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Administrata e Zonave të mbrojtura i kerkon vizitorëve që të tregohen më të pergjegjshe.

Të nderuar pushues apo vizitor nëse ndaloni apo kaloni një fundjavë të qetë në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” ju lutemi mos e ndotni natyrën e bukur të këtij vendi.

Kushdo qoftë ju që hani dhe drekoni në këtë vend plehrat që bëni duhet ti mblidhni e ti hidhni në vendin e caktuar ose ti merrni me vete.

Nuk e meriton ky vend që të lihet i tillë se mund të jeni ju që ktheheni përsëri aty. Nuk është normale që një vendi kaq të mrekullueshëm ti japim një pamje jo të dëshiruar.

Kontriboni për natyrën, respektoni vendin tuaj sepse pasqyra e vërtet e një vendi është PASTËRTIA.
Kjo situatë nuk do të tolerohet më ? do të ndërshkohet çdo person kushdo qoftë ai që ndot ambjentin.
#GjejpastërLerpastër
#AdZMElbasan
#ParkuKombëtarShebenikJabllanicë

Elbasaniflash