Parlamenti kthehet në “ring”, sherr masiv mes deputetëve afrikanë, karriget “fluturojnë” në ajër

0
87

Parlamenti i Sierra Leones në Afrikë është kthyer në një “ring” pas përpasjes së deputetëve me njëri tjetrin.

Një ndryshim i propozuar në sistemin zgjedhor që do të lejonte përfaqësimin proporcional në zgjedhjet e vitit të ardhshëm duket se ka “ndezur” gjakrat.

Në rrjetet sociale, po qarkullon një video ku deputetët shihen duke hedhur karrige dhe duke u përplasur me shkelma dhe grushta në Kuvend me njëri-tjetrin.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën dhe deputetët që kanë marrë pjesë në përplasje janë nxjerrë jashtë sallës.