Në seancën që do të zhvillohet në GJKKO, kanë mbërritur avokatët mbrojtës të ish kryeministrit Sali Berisha. Mes avokatëve, është edhe Sokol Mëngjesi.
Gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani”.
Një muaj më parë, SPAK i komunikoi Sali Berishës akuzën e korrupsionit pasiv dhe Jamarbër Malltezit atë të korrupsionit e pastrimit të parave në lidhje me aferën e ish kompleksit Partizani.
SPAK është duke vijuar hetimet sa i takon pasurisë ndaj ish-kryeministrit dhe rrethit të ngushtë të familjarëve të tij. Prej dhjetorit të kaluar, Berisha e Malltezi mbahen të izoluar në banesë pasi gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
“Sot mbahet seanca paraprake sa i takon Berishës, Malltezit dhe tre personave të tjerë në lidhje me dosjen për privatizimin e kompleksit Partizani. Do të jetë gjyqtarja Flojera Davidhi nëse do të pranojë kërkesën e Prokurorisë apo të kërkojë veprime të tjera hetimore ose të pushojë dosjen. Nëse kalon, pritet të rinisë procesi në themel. Berisha po hetohet në masën e arrestit shtëpiak.”, raportoi gazetari Ermal Vija.
Akuzat ndaj tyre:
– Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
– Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
– Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ akuzohet për ‘Pastrim Parash’.
– Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k – Akuzohet për ‘Pastrim Parash’ .