Partizani e konfirmon: Dy futbollistë pozitiv me koronavirus, ja emrat…

0
213

Klubi i Partizanit ka konfirmuar se dy futbollistë janë prekur me koronavirus duke vendosur në pikëpyetje derbin e kryeqytetit e planifikuar të zhvillohet më 10 korrik.

Bëhet fjalë për Deian Boldor dhe Besnik Ferati, të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, por gëzojnë shëndet të mirë duke u vetë-karantinuar në banesat e tyre.

Reagimi zyrtar nga Partizani:

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ.

Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor te Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.