Faza përgatitore e Partizanit në Ohër po shkon drejt fundit. Përveç ngarkesës maksimale, stafi e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të luajtur disa ndeshje miqësore.
Sipas planeve, sot kanë testin e fundit. Struga do të jetë kundërshtari i radhës, takim i cili është parashikuar që të luhet në orën 17:00 në stadiumin e Ohrit.
Pas takimit me Strugën, që militon në elitën e futbollit maqedonas, Partizani e mbyll fazën në Ohër dhe ekipi kthehet në Tiranë.
panorama