
Partizani-Vllaznia është një ndeshje shumë e rëndësishme, që po luhet prej orës 16:45. Trajnerët Ilir Daja dhe Thomas Brdaric kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe bien në sy disa lëvizje. Të kuqtë luajnë ne sulm me Erald Çinarin, titullar për herë të parë këtë sezon.
Skodrani do të mbështetet nga Asani dhe Cordeiro, kurse në mesfushë Malës dhe Brojës i është bashkuar sërish Bardhi. Nga ana tjetër shkodranët luajnë me formacionin e zakonshëm, me njw rreshtim 3-5-2. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 17
E diel, më 31 janar, ora 16:45
PARTIZANI-VLLAZNIA 0-0
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Mala, Bardhi, Asani, Cordeiro, Çinari. Trajner: Ilir Daja.
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Imeri, Krymi, Marku, Jonuzi, Isaevski, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric.
Gjyqtarë: E. Hamiti, R. Çokaj, E. Ganxhi, A. Zalla; Gjyqtarë linje: E. Jorgji, E. Bastari
Kartonë të verdhë: Asani 42′ / Hoxhaj 63′
Kartonë të kuq: Bitri 59′ / Krymi 59′
Luhet pjesa e dytë…
72′ Zogovic shpëtoi Vllaznia nga goli, pas një gjuajtje të Esat Malës nga jashtë zone…
59′ Ardit Krymi dhe Enea Bitri u ndëshkuan me kartonë të kuq, pas një përplasje mes tyre në zonë…
6′ Alban Hoxha vihet në provë nga shkodranët. Portieri reagon në kohë dhe mban portën e paprekur…
