Kontrolli i telefonit të bashkëshortit/es tuaj, mund të jetë vërtet joshës, veçanërisht nëse e dini që ata kurrë nuk do të mësojnë për këtë akt të vogël ligësie nga ana juaj
Studimet tregojnë se 34% e grave dhe 62% e burrave bien pre e dëshirës për të kontrolluar telefonin e partnerit të tyre. Dhe arsyeja për këtë gjest nuk është vetëm xhelozia.
Rezulton, se mund të ketë disa motive psikologjike më të thella që mund të shtyjnë gjysmën tuaj më të mirë në kontrollin e mesazheve dhe të dhënave të tjera personale në telefonin tuaj. Këtu janë gjashtë prej tyre:
Partneri juaj ka vetëbesim të ulët
Në shumicën e rasteve, kur dikush shikon mesazhet në celularin tuaj, kjo vjen prej faktit që ai/ajo nuk ndihen mjaftueshëm të vlefshëm për ju, pra ndihen të padobishëm në lidhjen që keni ndërtuar së bashku. Edhe në një marrëdhënie të qëndrueshme, afatgjatë, këta njerëz besojnë se partneri i tyre meriton dikë më të mirë dhe rrjedhimisht mund të tërhiqet lehtësisht nga një person tjetër, ndaj duan siguri që partnerët nuk po i tradhtojnë, shkruan BrightSide.
Po mendon t’ju tradhtojë
Një kuriozitet jo i shëndetshëm ndaj jetës suaj personale mund të jetë vërtet një shenjë paralajmëruese për ju pasi mund të jetë një projeksion i mendimeve të thella të partnerit tuaj. Me fjalë të tjera, nëse një person dyshon se diçka e papërshtatshme do të ndodhë ose tashmë po ndodh, ky person mund të jetë ai që në të vërtetë po bën këto veprime të papërshtatshme.
Çështje besimi
Besimi është themeli i një marrëdhënieje të shëndetshme. Por, nëse partneri juaj mendon se ju po i gënjeni, ka shumë të ngjarë që ata të jenë gënjyer ose mashtruar në të kaluarën. Pas një përvoje të keqe, një person zakonisht bëhet i mbindjeshëm dhe çdo gjest apo fjalë e thënë nga ju mund të ngrejë alarmin në mendjen e tyre.
Në çdo marrëdhënie, duhet të ketë kufij dhe shkelja e tyre nuk është kurrë diçka normale. Partneri juaj duhet ta kuptojë këtë. Kështu që nëse e keni të qartë se respektoni hapësirën tuaj personale dhe nuk do lejoni askënd ta pushtojë atë, partneri juaj duhet të pranojë nevojën tuaj për intimitet dhe jo vetëm.
Ka nevojë për vëmendje
Uluni dhe përpiquni të mbani mend sa shpesh keni biseduar me partnerin tuaj gjatë muajit të fundit. A keni komunikuar siç bëni zakonisht apo ka pasur një rënie të konsiderueshme në sasinë e kohës që keni kaluar së bashku? Nëse nuk keni pasur një bisedë të mirë për një kohë të gjatë, thjesht keni gjetur arsyen e sjelljes së çuditshme të partnerit tuaj.
Nuk është i gatshëm për një lidhje serioze
Nëse partneri preferon të kontrollojë telefonin tuaj pas shpinës në vend që të flasë me ju, kjo mund të jetë një shenjë që ai thjesht nuk është i gatshëm për një lidhje serioze. Këta lloj individësh mund ta shpjegojnë sjelljen e tyre në këtë mënyrë, ata thjesht duan të dinë kush ju ka telefonuar, pra nuk e bëjnë për xhelozi. Por, kjo është një tjetër shenjë jo maturie, që tregon se ai/ajo nuk është gati për një tjetër hap në raportin me ju!.
Gazeta Express