Pas 12 orësh kërkime shpëtohet turistja italiane që kishte mbetur në një shpellë në Karaburun

0
254

Shërbimet e policisë në Karaburun pas 12 orësh kërkime kanë arritur të gjejnë një turiste italiane në një shpellë që kishte mbetur aty pasi e kishte të pamundur lëvizjen pasi kishte ngelur pa ushqim dhe pa uje. Pas 12 orësh, bashkë me disa guida turistike që e njihnin mirë zonën kanë bërë të mundur shpëtimin e turistes italiane.

Italiania është gjetur në zonën “Qafa e Petrunës”. Turistja pasi mori ndihmën e parë, është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise:

Karaburun
Shërbimet e Policisë, pas gati 12 orësh kërkime, gjejnë afër një shpelle në Karaburun, një turiste italiane që kishte mbetur aty, pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak se i kishin mbaruar uji dhe ushqimi.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas italian, se një shtetase italiane me të cilën ai po eksploronte zonën e Karaburunit, prej 3 ditësh, kishte mbetur afër një shpelle në këtë zonë pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit, kanë shkuar në këtë zonë, bashkë me shërbimet e repartit “Delta”.
Pas gati 12 orësh kërkime, bashkë me disa specialistë të zonave të mbrojtura dhe pjesëtarë të guidave turistike që njihnin zonën, në bazë të orientimit me hartë, nga turisti italian, është bërë e mundur gjetja e shtetases italiane, në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Petrunës”.
Turistja italiane mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën. Ata kanë falënderuar punonjësit e Policisë që u shkuan në ndihmë.