“Qytetarë ju lutem lironi rrugën, bllokimi i rrugës përbën vepër penale”.
Policia po përgatitet për të shpërndarë qytetarët që janë ulur në bulevard duke bllokuar rrugën.
Disa të rinj u shoqëruan nga policia.
Pas dy orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët kanë bllokuar disa prej rrugëve kryesore në kryeqytet.
Zbatohet skenari i bllokimit
Me thirrjet “bllokoni rrugën”, qytetarët të mbledhur para Kryeministrisë prej orës 17 u zhvendosën drejt bulevardit për të bllokuar disa nga akset kryesore në kryqytet.
Një grup të rinjsh u ulën në rrugë duke bllokuar kryqëzimin te bulevardi. Bllokime pati dhe në akse të tjera.
Disa drejtues mjetesh fikën makinat dhe ju bashkuan protestës.
Por pati edhe nga ata që u irrituan, duke kërkuar zhbllokimin e rrugës për shkak të urgjencave që kishin.