Pas 75 vitesh dalin pamjet që tregojnë fuqinë e tmerrshme të bombës atomike në Hiroshimë

0
210

E shtuna shënon 75 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, por për shumë njerëz në Japoni 6 gushti mbetet një datë më e rëndësishme.

Në ate ditë në vitin 1945 humbën jetën 146.000 njerëz në Hiroshima pasi qyteti u godit nga një bombë atomike.

Bomba amerikane, e quajtur ndryshe si ‘Djali i vogël’, arma e parë bërthamore e përdodur në luftë, u hodh mbi qytet.

Për pasojë 30% e popullsisë humbën jetën dhe u rrafshua një zonë 4.7 milje katror, duke lënë 80.000 banorë të qytetit të plagosur.

Presidenti Harry Truman, vendosi më mirë të përdorete armë bërthamore sesa të përballej me një pushtim të kushtueshëm në territorin e Japonisë që do t kushtonte jetën e 800,000 ushtarakësh amerikanë.

Një bombë e dytë, ‘Njeriu i shëndoshë’ ra mbi Nagasaki tre ditë më vonë, ku mbetën të vrarë 70,000 persona të tjera , duke shkaktuar dorëzimin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Sulmi bërthamor shkatërroi qytetin dhe të mbijetuarit pësuan efektet e rrezatimit.

Së fundmi fotot e ngjyrosura posaçërisht të asaj dite të tmerrshme, si dhe javëve që vijuan, kanë dalë për të sjellë një imazh sa më të qartë të asaj periudhë.

Ora news