Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar një gabim në raportimin e fletëve të votimit të papërdorura, pas ankesës së Partisë Demokratike.
PD kishte pretenduar se mungonin rreth 130 mijë fletë votimi të papërdorura nga zgjedhjet e 11 majit 2025.
Në përgjigjen e saj, KQZ sqaroi se 99,455 fletë votimi ishin raportuar gabimisht si “0” në procesverbalet e 233 qendrave të votimit.
Numri total i fletëve të papërdorura, sipas KQZ-së, është 1,935,328, duke përfshirë edhe 27,340 fletë votimi nga qendrat ku u aplikua votimi elektronik dhe 5,369 fletë votimi me pasaktësi në raportim.