Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Ardi Çekanin, personi që RENEA e kapi teksa bënte roje në hyrjen kryesore të vilës së Ardjan Çapjas.
Vendimi është dhënë paraditen e sotme, pasi ndaj Çekanit është ngritur akuza e “Mbajtjes pa lejë të armëve e municioneve” dhe “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”.
Vendimi për caktimin e arrestit në burg është dhënë nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila një ditë më parë mbylli në burg Ardjan Çapjan, kapon e familjes Çapja në Elbasan. Po ditën e sotme, gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për nipin e Ardjan Çapjas, Florenc Çapja.
Ky i fundit mundi të largohet nga Shqipëria në datën 16 mars 2021 në drejtim të Stambollit. Ndërkohë tashmë vendimi i gjykatës i është shpërndarë të gjitha policive partnere për të kryer lokalizimin dhe arrestimin e tij.
ora news