Pas Bundesligës, Lewandowski nuk ndalet: Dua Kupën dhe Championsin

0
258

Robert Lewandowski kishte një qëllim. Të arrinte ose të thyente rekordin e 40 golave në sezon të ish-bomberit të Bajernit, Gerd Muller.

Por polaku nuk ia arriti dot duke u ndalur në kuotën e 34 golave dhe 4 asisteve në 34 javët e Bundesligës. Por kjo ishte pa dyshim një arritje e madhe pasi ai ashtu si dhe në sezonin e kaluar u shpall kryegolashënuesi i kampionatit gjerman duke lënë pas Timo Wernerin e Leipzig që shënoi 28 gola, pas tij qëndron Sancho i Dortmudit me 17 gola.

Në ndeshjen me Wolfsburgun Lewa shënoi sërish nga pika e bardhë e 11-metërshit duke i bërë një mbyllje dinjitoze Bundesligës. Me trofeun e golashënuesit më të mirë në dorë, plaku tha se ishte shumë i lumtur për këtë arritje. “Ishte një sezon i fortë dhe shumë i vështirë për ne. Por në fund të gjithë bashkë ia arritëm të fitonim”.

”Në tre muajt e parë hasëm disa probleme të cilat na lanë disi mbrapa në tabelën e klasifikimit. Por në fund ia dolëm. Me 34 golat e shënuar jam i lumtur që kam ndihmuar skuadrën të fitojë kampionatin. Por kjo nuk do të kishte ndodhur nëse shokët e skuadrës nuk do të më kishin ndihmuar. Një falënderim shkon edhe për ata, ti fozët dhe familjen time e cila më ka qëndruar gjithmonë pranë”, tha Lewa.

“Do të vazhdoj të jap gjithmonë maksimumin tim për këtë skuadër. Dua të shënoj sa më shumë gola edhe në finalen e Kupës dhe në Ligën e Kampionëve. Nuk do ta heqim këmbën nga gazi, për këtë të jeni të sigurt. Jam krenar që luaj për Bayern, një nga skuadrat më të mëdha në botë”, tha numri 9 i bavarezëve.

Kujtojmë se kjo është hera e pestë që polaku e fiton këtë çmim. Vetëm Gerd Muller ka bërë më mirë se ai.

© SYRI.net