Pas dorëheqjeve të bujshme te Juventus, ja çfarë pritet të ndodh me Allegrin

0
114

Mbrëmjen e djeshme kampi juventin i trondit nga dorëheqja në grup e presidentit Agnelli, bashkë me drejtuesit e lartë si administratori Arrivabene dhe këshilltari Pavel Nedved, për arsye që janë ende të paqarta.

orët që pasuan këto dorëheqje me peshë, u fol gjatë edhe për fatin e Masimiliano Allegrit, trajner që ka kontratë deri në verën e 2025-ës me Juventusin dhe përfiton një pagë prej 10 milionë eurosh neto në sezon.

 

Megjithatë trajneri nga Livorno duket se do të vijojë normalisht punën e tij në krye të pankinës dhe konfirmimi ka ardhur nga John Elkan. Administratori i Exor, kompani që ka pronësinë e aksioneve të Juventusit.

“Allegri mbetet pika jonë e referimit në aspektin sportiv dhe bazohemi te ai e lojtarët që kemi në dispozicion, për të vijuar të fitojmë, ashtu siç kemi bërë javët e fundit dhe për të arritur objektivat tona në fushë”, deklaroi Elkan.